Dua Lipa do të jetë njëra prej artistëve që do të përformojnë këtë të dielë në ceremoninë e çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.
Revista “People” shkruan se Dua do të jetë në mesin e Taylor Swift, Cardi B e Billie Eilish që do të performojnë në këtë ngjarje të madhe.
Këngëtarja nga Kosova është po ashtu e nominuar në gjashtë kategori të cilat janë: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.
Kujtojmë se Dua kishte shpërthyer në lot kur kishte kuptuar për gjashtë nominimet e këtij viti.
Ndërkohë, në ceremoninë e vitit 2019 të “Grammy”, këngëtarja 25 vjeçare kishte rrëmbyer dy trofe.

-
Dua për gjashtë nominimet në Grammy: Këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra
-
Dua Lipa do të performojë sonte në Çmimet Grammy 2024
-
Dua Lipa, Billie Eilish e Olivia Rodrigo do të perfomojnë në “Grammys”
-
Dua Lipa ngjitet këtë të diele në skenën e “Grammy”
-
Dua Lipa nominohet për dy çmime në “Brit Awards 2022”