Është lansuar raundi i parë i performuesve që do të dalin në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore “Grammy”, e cila do të mbahet në sallën “Crypto.com” më 4 shkurt në Los Angeles, raporton “Variety”.
Në atë skenë do të ngjitet për të performuar e nominuara me famë botërore, shqiptarja Dua Lipa e koleget e saj, këngëtaret Billie Eilish e Olivia Rodrigo.
Eilish e cila me “What Was I Made For” fitoi çmimin “Golden Globe” për këngën më të mirë origjinale nga filmi “Barbie”, është e nominuar në gjashtë çmime “Grammy” këtë vit, pesë nga të cilat janë për po të njëjtën këngë. Ajo gjithashtu është e nominuar më këngën “Never Felt so Alone” për kategorinë kënga më e mirë duet, e cila u shfaq në serialin dramë “Euphoria”.
Dua Lipa, e cila po njihet për këngën e saj kolonë zanore të filmit “Barbie”, “Dance The Night”, është e nominuar për këngën më të mirë të vitit dhe këngën më të mirë të shkruar për median vizuale.
Në ndërkohë, këngëtarja Olivia Rodrigo gjithashtu është e nominuar në gjashtë kategori duke përfshirë albumi i vitit për albumin e saj “Guts”, incizimi më i mirë i vitit për këngën “Vampire”, këngën më të mirë për “Vampire” gjithashtu, për albumin më të mirë ‘pop-vocal’ për “Guts”, performanca më e mirë solo po ashtu me “Vampire” dhe kënga më e mirë e zhanrit rrok për “Ballad of e Homeschooled Girl”.
Të dyja Elish e Rodrigo janë ndër artistët më të nominuar.
Listën me më së shumti nominime e kryeson ylli i zhanrit R&B SZA me shtatë nominime, njëjtë sikur artistet Victoria Monet, Phoebe Bridgers dhe Serban Ghenea.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet në sallën “Crypto.com” në Los Angeles me 4 shkurt e do të fillojë në orën 20.