Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa, në skenën amerikane me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Dua Lipa ka nisur të mbajë turneun e saj në Amerikën Veriore, më titull sipas albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore tashmë ka zhvilluar disa koncerte në disa prej vendeve më të zhvilluara të SHBA-së, derisa të enjten koncerti i radhës është mbajtur në Charlotte, të Karolinës Veriore.

Paraqitja e këngëtares 26-vjeçare në këtë koncert, ishte e tëra me me veshjet me ngjyrat e flamurit të Kosovës, gjë që është bërë për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së shtetit prej nga vjen.

Derisa Dua kishte veshur kostum me ngjyrë të verdhë, valltarët që e shoqëronin në performanca kishin të veshura kosume me ngjyrë të kaltër.

Dua dhe këngëtarja tjetër me famë botërore po nga Kosova, Rita Ora, i kanë uruar Kosovës Ditën e Pavarësisë, të enjten.

{gallery}