Showbiz

Dua Lipa në mesin e yjeve në reklamën e UNICEF-it për Ditën e Fëmijëve

Dua Lipa është njëra nga yjet që ka marrë pjesë në reklamën e re të UNICEF-it në ditën Botërore të Fëmijëve, transmeton Koha.net.

“Fëmijëve të drejtat e tyre iu mohohen çdo ditë. Duam të ndërtojmë një botë ku secili fëmijë është në shkollë dhe mëson, i sigurt nga dëmtimi dhe i aftë për të përmbushur potencialin e vet, dhe është koha që të vendosim fëmijët përsëri në agjendë”, thuhet në faqen e UNICEF-it.

UNICEF-i kërkon që ta nënshkruani peticionin “#GoBlue” për t’iu bërë thirrje liderëve botëror që të angazhohen në përmbushjen e të drejtave të çdo fëmije dhe të pranojnë se këto të drejta janë të pa negociueshme.