Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa ndihet e ‘çliruar’ duke e shkruar albumin e tretë

Ylli i popit, Dua Lipa, po ndihet e çliruar si kurrë më parë teksa po punon në albumin e saj të tretë muzikor.

Këngëtarja e hitit “Potion” thotë se asnjëherë më parë nuk është ndier më në kontroll të një projekti muzikor, se tani.

“Teksa po e shkruaj albumin tim të ri, po ndihem edhe më e çliruar në një mënyrë plotësisht ndryshe. Po ashtu jam më në kontroll se që kam menduar të gjërave që dua t’i shprehë me këtë projekt muzikor”.

E pyetur çfarë domethënie ka liria për të, Lipa për revistën “Vogue Australia” tha: “Liria, veçanërisht si grua, do të thotë të jesh në gjendje t’i marrësh gjërat në duart e tua, të kesh kontroll mbi gjërat në të cilat beson dhe të kesh zë”.

Këngëtarja 27-vjeçare me prejardhje kosovare dhe famë botërore, së fundmi e pranoi se në albumin e tretë nuk po ka frikë të prekë tema të ndryshme. Ylli i hitit “Levitating” thotë se projekti përcjellës i albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, është më i maturi që e ka realizuar deri më tani dhe ajo nuk përmbahet kur flet për gjërat që kanë rëndësi për të.

Edhe Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj Showbiz Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj

“Unë definitivisht jam rritur në të gjitha aspektet, si person, nga ama muzikore por edhe nga ana intelektuale. Unë po e kuptoj fuqinë time dhe nuk kam frikë të flas për gjëra të ndryshme. Albumi im i radhës ka të bëjë me të kuptuarit se çfarë duan ë të vërtetë”.

Në muajin mars. Dua i informoi fansat se albumi i ri është kompletuar 50 për qind. Fituesja e çmimit “Grammy” tha se është e lumtur me progresin që e ka bërë dhe po ndihet e emocionuar për disa prej këngëve të cilat tashmë i ka incizuar.