Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa me flamur kombëtar në “Sunny Hill”

Mbrëmë në Festivalin “Sunny Hill” performuan shumë të famshëm, ndër ta edhe Action Bronson.

Por as mbrëmë nuk mungoi e famshmja kosovare Dua Lipa, e cila natën e parë të festivalit bëri spektakël të paharruar.

Mbrëmë Lipa ka qëndruar në një skenë ku është parë me flamurin kombëtar.

Ajo ka qëndruar në zonën VIP dhe ka përcjellë performancën e yjeve tjera shqiptare.

Festivali "Sunny Hill" vazhdon edhe sonte, ku ndër yjet e njohur që do të performoj është Martin Garrix.