Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa mbërrin në Shqipëri

Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur në Facebook të enjten, ku publikoi disa fotografi pranë plazhit dhe shkroi “Shtëpi”.

Pranë shkrimit ka bashkëngjitur edhe flamurin shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që Dua po i kalon pushimet verore në brigjet e Shqipërisë.

Së fundmi, 27-vjeçarja ishte pjesë e filmit “Barbie”, që mori famë të madhe në kinematë botërore.