Dua Lipa realizon ëndrrën e saj dhe më në fund vjen në një bashkëpunim me idhujt e muzikës, Madonna dhe Missy Elliott.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja kosovaro-britanike ka bërë të ditur se një prej hiteve të saj të albumit "Future Nostalgia", së shpejti vjen e ripërpunuar nga DJ dhe producentja muzikore The Blessed Madonna, dhe pjesë e këtij projekti janë bërë edhe mbretëresha e muzikës pop, Madonna, dhe rep-artistja e njohur amerikane, Missy Elliott.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjala është për këngën "Levitating" e cila do të lansohet më 14 gusht të këtij viti. Fansat janë tejet të entuziazmuar për lansimin e këngës së radhës së Dua Lipës, nga albumi i saj i dytë por shumë i suksesshëm, "Future Nostalgia", i cili u publikua për publikun mbarë botëror në mes të pandemisë së koronavirusit.
I mbushur me muzikë energjike të inspiruar nga vitet '80, albumi i Lipës është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e këngëtares.