Dua Lipa ka fituar dy çmime kryesore në “Los40MusicAwards”, çmime që ndahen nga radiostacioni muzikor spanjoll “Los40”.
Lipa e ka fituar çmimin për albumin më të mirë ndërkombëtar dhe për këngëtaren më të mirë ndërkombëtare.
“Faleminderit për çdo gjë ‘Los40Spain’. Albumi më i mirë ndërkombëtar dhe artistja më e mirë ndërkombëtare”, ka shkruar Lipa ndër të tjera në Instagram.
Ajo ka thënë se shpreson që të kthehet sërish në një prej vendeve më të preferuara të saj në botë, në kryeqendrën e Spanjës, Madrid.
Artikuj të ngjashëm
-
Ava Max shqiptarja e dytë e nderuar në ceremoninë “Los40 Music Awards”
-
Dua Lipa triumfoi në dy kategori të ceremonisë “Billboard Music Awards”
-
Dua Lipa fiton çmimin kryesor në ceremoninë “iHeartRadio Music Awards”
-
Dua Lipa fituese në “Brit Awards”, rrëmben trofeun e gjashtë në karrierë
-
Dua Lipa me çmim të rëndësishëm në Brit Awards 2022