Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa feston ditëlindjen e 23-të: E lumtur të jem e rrethuar nga njerëzit më të mirë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka festuar sot ditëlindjen e saj të 23-të.

Në rrjete sociale ajo ka postuar disa foto të saj, ndërsa thotë se është shumë e lumtur që është e rrethuar nga njerëzit më të mirë, transmeton Koha.net.

Ajo nuk i ka harruar edhe fansat e saj, të cilët i ka falënderuar për urimet dhe për përkrahjen që i kanë dhënë.

tashmë po më bën të ndjehem e brishtë. Faleminderit të gjithëve që ma keni bërë vitin tim kaq të veçantë. Fansat e mi, familjen, dhe shoqërinë. Jam me fat që kam përreth vetes njerëzit më të mirë. Ju dua dhe faleminderit për mesazhet e bukura. Do iu përgjigjem së shpejti, dhe vetëm më duhet të shtrihem në diell përderisa më pushon truri nga kokëdhimbja për shkak të përgatitjeve për sot”, ka shkruar Dua Lipa.