Dua Lipa ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjet.
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka lindur më 22 gusht të vitit 1995.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ditë të veçantë për të, ndër të parët që e ka uruar është babai i saj, Dukagjin Lipa. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka uruar të bijën, duke theksuar se ajo është shoqja e tij më e mirë.
“Shoqja ime më e mirë që nga dita e parë. Urime ditëlindjen dashuria ime. Të dua”, janë fjalët e Dukagjinit për Duan.
My best friend since day one.
— Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) August 22, 2021
Happy birthday my love @dualipa
I love you ❤️ https://t.co/6Ylswwp2mK
Dua ka vite që ka nisur karrierën e saj muzikore fillimisht në Britani të Madhe, atje ku jeton prej shumë vitesh me familjen e saj, ndërkaq tani është bërë një yll i njohur në të gjithë botën.
Ajo ka fituar deri më tani disa prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës, duke përfshirë këtu tri “Grammy” dhe disa “Brit Awards”.
Këngët e Duas janë ndër këngët më të klikuara në YouTube dhe më të dëgjuara në Spotify.
