Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa falënderon “abuzuesit online”, thotë se i ndihmuan të përmirësohej

Dua Lipa ka falënderuar kritikët e saj për siç ka thënë “abuzimin online” që i kanë bërë lidhur me shkathtësitë e saj të vallëzimit dhe paraqitjeve skenike, duke thënë se kjo i ka ndihmuar asaj që të përmirësohet në këtë aspekt.

Fituesja e tri çmimeve “Grammy” deri më tani, e cila ka publikuar albumin e saj debutues para katër vitesh, ka shpërndarë një video në Instagram, përmes së cilës ka falënderuar edhe fansat dhe ata që nuk e duan.

Këngëtarja nga Kosova ka deklaruar në këtë video, se kritikat në lidhje me performancat e saj të para të drejtpërdrejta, e kanë ndihmuar atë që të mësohet të lëvizë më shumë të pasmet e saj.

“Dua t’ju bëjë një falënderim të madh të gjithë juve që keni dëgjuar muzikën time që nga fillimi i karrierës sime. Janë bërë katër vjet që nga publikimi i albumi tim debutues dhe jam falënderuese për të gjitha mundësitë e mahnitshme dhe njerëzit që kam takuar e mësimet e jashtëzakonshme që kam marrë, duke u përqeshur online gjë që më ka bërë të dua të lëvizë më shumë të pasmet e mija dhe kështu jam përmirësuar, prandaj shumë faleminderit”, ka thënë këngëtarja 25- vjeçare.

Dua ka deklaruar se nuk do të arrinte tek albumi shumë i suksesshëm “Future Nostalgia”, po të mos kalonin këto katër vjet, të cilat siç ka thënë, kanë shkuar shpejtë, marrë parasysh kohën e kaluar mirë.

Edhe Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj Showbiz Dua Lipa me “Optimizëm Radikal” në muzikën dhe aktivitetet e saj

Dua Lipa ka fituar këtë vit çmimin “Grammy” për albumin më të mirë Pop, me albumin “Future Nostalgia”. Ndërkaq, javë më parë, ajo ka fituar edhe dy çmime “Brit Awards” për “Këngëtaren më të mirë britanike” dhe po ashtu për “Albumin e Vitit”.