Këngëtarja me famë botërore, me origjinën shqiptare, Dua Lipa, grupi i njohur “Coldplay” si dhe artistja SZA pritet të këndojnë sivjet në skenën e rëndësishme “Pyramid” të festivalit të mirënjohur Glastonbury 2024. Përveç këtyre edhe artistë të tjerë të Hollywoodit, pritet të ngjiten në skenë, raporton The Guardian.
Pjesëmarrja e Dua Lipas në këtë skenë të festivalit u bë e ditur vetëm një ditë pasi ajo bëri publik emrin e albumit të saj të tretë “Radical Optimism” i cili do të lansohet më 3 maj. Ky album duket se do të korrë sukses duke marrë parasysh suksesin që patën këngët “Houdini” dhe “Traning Season”, të cilat janë pjesë të këtij albumi që këngëtarja i publikoi më herët.
Lipa ka marrë pjesë në këtë festival në vitin 2017 dhe performanca e saj u konsiderua mjaft e suksesshme.
Grupi Coldplay po e mban komunikimin shumë mirë me këtë festival pasi në skenën “Pyramid” mori pjesë pesë herë duke u bërë një ndër grupet që u shfaq më së shumti aty.
Ndërsa këngëtarja e zhanrit R&B, SZA, do të marrë pjesë në “Pyramid” të Glastonburyt për herë të parë dhe kjo ngjitje e saj në skenën më të famshme të këtij festivali, do të thotë se ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në karrierë.
Edhe
Shkëlqimi i Dua Lipës në “Glastonbury”
Të tjerë pjesëmarrës që do të shfaqen në këtë festival, janë këngëtarja Shania Twain, Diana Ross, Kylie Minogue si dhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës së zhanrit “country”, Dolly Parton.
Skena Pyramid, njihet si skena më prestigjioze e festivalit Glastonburry dhe krijimi i saj është i inspiruar nga piramidat e mirënjohura Giza, në Egjipt. Disenjator i kësaj skene ishte Bill Harkin dhe e krijoi në vitin 1971.