Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa befason fansin 80-vjeçar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ishte e ftuar në njërin prej emisioneve më të ndjekura amerikane, “Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Përveç intervistës së zakonshme, udhëheqësi i emisionit, Jimmy Fallon, me ndihmën e Dua Lipës kanë befasuar një 80-vjeçar.

Papa Richy ishte fans i flaktë i Duas dhe para disa javësh ka ndjekur një koncert të saj.

Kësaj radhe, ekipi i emisionit e ka ftuar në studio, duke i thënë se do të merrte pjesë në një emision radioje.

Mirëpo befasia po e priste pas perdeve kur u prezantua direkt në emision.

Kështu ai realizoi edhe një ëndërr: kërceu me Dua Lipën.

Artikuj të ngjashëm