Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua: E pabesueshme puna me Sean Paul dhe Martin Garrix

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, në një intervistë për “Billboard” punën me yjet muzikore si Sean Paul dhe Martin Garrix e ka quajtur si të pabesueshme, derisa ka paralajmëruar se në album mund të përfshihen disa bashkëpunime tjera.

“Ne sot mirëpresim yllin në rritje Dua Lipa! Gjatë vitit të fundit, këngëtarja dhe tekstshkruesja ka bërë bujë të madhe në Europë dhe në Angli, ku pesë herë ishte në top 40 hitet në ranglistën britanike, përfshirë edhe top 10 me ‘No Lie’”, shkruan Billboard.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për vitin e kaluar, Lipa ka thënë se ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, transmeton Koha.net.

“Që prej festivaleve e deri te puna me njerëzit si Sean Paul dhe Martin Garrix – ka qenë e pabesueshme. E pabesueshme”, ka thënë Dua Lipa.

Albumi i titulluar me emrin e saj, do të publikohet në muajin qershor. Dua ka thënë se albumi do të përfaqësojë “plot diversitet” dhe do të jetë i frymëzuar nga këngëtaret si Sia, Pink, Destiny’s Child e deri te reperi 50 Cent.