Reperi i mirënjohur amerikan, Drake ka publikuar albumin e tij të ri “Scorpion”.
Megjithatë ajo që ka rënë në sy është ngjashmëria në interpretim në këngën e tij “Can’t Take a Joke” me atë të Elinelit “Bullet”, transmeton Koha.net.
Elineli kishte publikuar “Bullet” në vitin 2012, kurse Drake ka publikuar këtë këngë dje.
Për këtë ka reaguar edhe reperi nga Prishtina, i cili ka postuar një video në Instagram duke dëgjuar këngën e Drake, ndërsa shkruan se këngët e tij janë para kohe.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe këngën e re “Gangsta”.
“Ju kam thënë se unë jam nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime. Drake ‘Can’t Take a Joke’ 2018, Elinel ‘Bullet’ 2012. Kënga jem e re që del shumë shpejt e ka emrin ‘Gangsta’. Pas disa vitesh mundeni me dëgjuar sërish anglisht, gjermanisht etj”, ka shkruar Elineli.