Drake i ka larguar dy këngë të Michael Jacksonit nga set-lista e tij e turneut pas pretendimeve për zbulimet seksuale të bëra kundër këngëtarit të ndjerë.
32-vjeçari e largoi këngën “Don’t Matter To Me” nga pjesa britanike e turneut të tij The Assassination Vacation, së bashku me coverin e këngës së Jacksonit nga viti 1979, “Rock With You”.
Don’t Matter To Me u publikua në vitin 2018 dhe përmban vokale posthume nga Mbreti i Popit të marra nga një demo e vitit 1983.
Të dy këngët ishin performanca të përhershme në turneun e reperit Aubrey & The Three Migos Tour të vitit të kaluar, të cilin ai e bashkëkryesoi me trion e hip-hopit Migos, por mungonin dukshëm nga koncerti i yllit në Manchester të dielën e kaluar.
Ky hap mendohet të ketë ardhur si rezultat i dokumentarit kontrovers “Leaving Neverland”, i cili u transmetua në SHBA dhe Britani të Madhe javën e kaluar, ku përfshihen James Safechuck dhe Wade Robson duke bërë një varg akuzash për abuzime dhe keqpërdorime seksuale ndaj këngëtarit të “Thriler”, të cilat thuhet se ndodhën kur ata ishin djem të rinj.
Edhe
Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028
Koncerti i Manchesterit ishte i pari nga performanca trenetëshe të reperit kanadez në këtë qytet, dhe më pas ai do të shkojë në Arena të Dublinit dhe Resorts World Arena të Birminghamit për tri net në secilin vend, përpara një performance një-ditore në O2 të Londrës në prill, shkruan KOHA Ditore.
Pas pjesës britanike të turneut, ylli i hitit “Nice for What” do të shkojë në Las Vegas për serinë e parë të koncerteve të qëndrimit të tij dyvjeçar në XS Nightclub në Wynn Las Vegas.