Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drake është testuar për koronavirus

Foto: Reuters

Ylli i hitit “Hotline Bling”, Drake, është vetizoluar kohëve të fundit pasi ka pasur frikë se është prekur me koronavirus nga ylli i basketbollit, Kevin Durant, i cili ishte diagnostikuar me këtë sëmundje vetëm disa ditë pasi kishte festuar me reperin në Hollywood.

Dhe duke folur me babanë e tij Dennis Graham në “Instagram Live”, Drake e konfirmoi lajmin se pas testimit, ka rezultuar negative për koronavirus.

“Nënshtrimi i testit për koronavirus ishte teje i sikletshëm. Sepse në ato momente gjithçka të shkon nëpër mendje, citohet të ketë thënë reperi i famshëm kanadez.

Pasi e kishte zbuluar lajmin për diagnozën e mikut të tij Kevin Durant, Drake ishte vetizoluar dhe kishte bërë të ditur se të ardhmen e paparashikueshme do ta kalonte në karantinë në shtëpinë e tij në Toronto, transmeton Koha.

Ekipi i basketbollit “Nets” ishte në Los Angeles të Kalifornisë për të luajtur kundër ekipit “Lakers”, dhe pavarësisht se Kevin Durant nuk kishte luajtur për shkak se po e merrte venet nga një lëndim, ai sërish kishte festuar në klub të natës me miqtë e tij.

Pak kohë pas kësaj, u bë i ditur lajmi se Durant bashkë me tre bashkëlojtarë të tij, ishin prekur nga koronavirusi. Por, vetëm njëri prej të katërve po i shfaq dukshëm simptomat e COVID-19, derisa që të gjithë po qëndrojnë të izoluar dhe nën përkujdesjen e mjekëve të ekipit të basketbollit.