Drake do ta pranojë çmimin “Artisti i dekadës” në ceremoninë shpërblyese “Billboard Music Awards”.
Reperi 34-vjeçar do të nderohet në ngjarjen e cila mbahet më 23 maj, kjo pasi i ka sunduar toplistat muzikore “Billboard” gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit. Artisti i famshëm kanadez, gjatë kësaj dekade i ka realizuar nëntë albume të cilat ishin pozicionuar në maje të këtyre toplistave.
Kështu Drake është bërë artisti i vetëm që e ka shënuar një sukses të këtillë.
Ylli i hitit “God’s Plan” do jetë pranuesi i parë i këtij shpërblimi, i cili i shtohet koleksionit prej 27 çmimeve “Billboard” të cilat i ka pranuar gjatë karrierës.
Në garën për çmimin “Artisti i dekadës”, Drake e ka mundur konkurrencën e fuqishme të përbërë nga yje të tillë si, Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Bruno Mars.
Ceremonia do të prezantohet nga Nick Jonas dhe mbahet në teatrin “Microsoft” të Los Angelesit.
P!nk është konfirmuar si fituese e çmimit special “Icon Award”, derisa ajo dhe The Weeknd janë artistët e vetëm të konfirmuar si performues deri më tani.
Drake gjithashtu garon në shtatë kategori të shpërblimeve “Billboard Music Awards”, si “Kënga më e mirë e transmetuar në radio”, “Artisti më i mirë”, “Top Billboard 200 Artist”, “Top Hot 100 Artist”, “Artisti më këngët më të transmetuara”, “Reperi më i mirë” dhe “dhe Kënga më e transmetuar”.