Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Downton Abbey debuton në pozitën numër një

Downton Abbey është kurorëzuar në pozitën numër një në arkat kinematografike në fundjavën e vet të hapjes.

Përshtatja filmike e serialit të njohur televiziv i ka inkasuar madje 31 milionë dollarë duke e zënë vendin e parë dhe duke e thyer rekordin e fundjavës hapëse për studion Focus Features, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Audienca me sa duket ishte e gatshme t’i rikthehej filmit Downton dhe ta vizitojë familjen Crawley dhe të gjitha fytyrat e njohura lart e poshtë", thotë Lisa Bunnell, presidente e distribucionit në Focus Features. "Në thelbin e serialit, bëhet fjalë për një tregim për familjen dhe audiencën, si fansat origjinal ashtu edhe të rinjtë disponohen nga qeshja dhe gëzimi prej filmit."

Ndërkohë, “Ad Astra” i Brad Pittit radhitet në pozitën numër dy me 19.2 milionë dollarë duke e tejkaluar “Rambo: Last Blood” të Sylvester Stallone, i cili i ka fituar 19 milionë dollarë.

“It: Chapter Two” dhe “Hustlers” e përmbyllin top pesëshen.