Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Donaldi së bashku me familjen viziton Prekazin

Ish-banori i Big Brother Vip, Donald Veshaj, ka vizituar sot fshatin Prekaz të Skenderajt, shtëpinë e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai së bashku me familjen kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharve.

Donaldi ia ka dhuruar familjes Jashari portretin e komandantit Adem Jashari që e kishte punuar gjatë kohë që qëndronte në shtëpinë e Big Brother.

“Bac u kry, përjetësisht mirënjohës familjes Jashari”, ishte mbishkrimi i Donaldit në imazhet e publikuara nga Prekazi.