Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Don Phenom publikon bashkëpunimin e ri

Dariva dhe Don Phenom kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri. Ky projekt quhet “ Ajo don” dhe ka ardhur e shoqëruar me videoklip.

Kjo këngë është publikuar në platformën online YouTube.

Kënga vetëm disa orë pas publikimit ka mbledhur mbi 19 mije shikime, madje projekti është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Don Phenom vite më parë solli në treg reperen Tayna, ku debutoi në skenë me bashkëpunimin “Colimbiana”.

Don Phenom ka vite që përkrah artistët e rinj, madje edhe realizon projekte të ndryshme duke i përkrahur në forma të ndryshme edhe në rrjetet e tij sociale.