Showbiz

Dokumentari i ri i Netflixit për natyrën

Për ata që ende janë duke jetuar në mrekullinë e dokumentarit të vitit të kaluar “Blue Planet II”, Netflixi është i gatshëm të na dhurojë edhe një seri mahnitëse të filmave dokumentarë rreth natyrës. Nga Alastair Fothergill, krijuesi i serive “Planet Earth” dhe “Blue Planet”, dhe producenti veteran i filmit dokumentar për natyrën, Keith Scholey, vjen “Our Planet” - kulminacioni i projektit katërvjeçar të dokumentimit të kafshëve të egra në më shumë se 50 vende me një ekip prej 600 anëtarësh. Narratori i serialit edhe një herë do të jetë legjenda e gjallë, Sir David Attenborough.

Image

Duhet të theksohet se seria do të përmbajë edhe narratorë lokalë në dhjetë gjuhë, duke përfshirë Penélope Cruz për Spanjën dhe Salma Hayek për Amerikën Latine. Siç tha Cruz në një deklaratë, "Të jesh pjesë e Our Planet të Netflixit është një nder i jashtëzakonshëm. Seria është jashtëzakonisht e bukur ndërsa mesazhi i ruajtjes nuk do të mund të transmetohej në kohë më të mirë apo të jetë më i rëndësishëm se tani. Ndihem shumë e afërt me të gjithë atë që e avokon Our Planet dhe jam krenare që do të mund t’ia prezantoj një vepër aq të fortë atdheut tij dhe publikut në të gjithë botën", shkruan KOHA Ditore.

Në njoftim gjithashtu theksohet se ekziston një mesazh i fortë në lidhje me konservimin e ndërthurur gjatë gjithë serisë, me ç’rast Attenborough thekson: "Në gjithë planetin po ndërpriten lidhjet kyç. Ajo që do ta bëjmë në 20 vjetët e ardhshëm do ta përcaktojë të ardhmen e të gjithë jetës në Tokë."

“Our Planet” debuton më 5 prill në Netflix.