Showbiz

Doja Cat i nënshtrohet një operacioni urgjent, anulon të gjitha koncertet

Foto: AP/Associated Press

Doja Cat ka njoftuar se ka anuluar planet e saj për vitin 2022, duke përfshirë shfaqjet në festivale dhe një turne me The Weeknd, për t'u rikuperuar nga operacioni i bajameve, shkroi NME të shtunën.

Artistja shkroi në Twitter se e ka fytin në gjendje të keqe pas operacionit dhe se ajo "mund të ketë një lajm të keq së shpejti".

Më pas, ajo tani është tërhequr nga të gjitha datat e festivaleve për këtë verë, duke përfshirë Wireless në Britani, si dhe turneun e saj të planifikuar me The Weeknd.

“Përshëndetje, doja që së pari ta dëgjonit nga unë”, shkroi ajo në Instagram. “Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt të jetë e mundur. Operacioni është rutinë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes”.

“Kjo do të thotë se duhet të anuloj festivalin tim këtë verë, si dhe turneun e The Weeknd. Ndihem shumë keq për këtë, por mezi pres që të shërohem dhe t'i rikthehem muzikës”.