Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djali i vogël i Britney Spearsit bëhet lajm në mediat botërore

Ish-bashkëshorti i Britney Spearsit, Kevin Federline, është duke e menaxhuar situatën e krijuar pasi djali i tyre 13-vjeçar, Jayden, foli publikisht për jetën private të Spearsit në rrjetin e tij social.

Jayden Federline të martën u bë lajm në mediat botërore, pasi u lidh live në “Insta Story” ku iu përgjigj pyetjeve të fansave rreth nënës së tij, si dhe u premtoi atyre se do t’iu tregonte gjithçka për jetën e saj private, në shkëmbim të 5.000 ndjekësve në Instagram, transmeton Koha.net.

Jayden po ashtu ka treguar se e ëma i ka thënë që do ta lërë muzikën si dhe ka premtuar se në momentin që do të bëhet i famshëm në rrjetet sociale, do të zbuloj më shumë informata rreth yllit të muzikës pop.

Djali 13-vjeçar i Spearsit po kritikohet shumë nga publiku edhe për mënyrën se si i është drejtuar gjyshit të tij. Ai e ka ofenduar babanë e këngëtares me fjalë të ndyra, duke thënë se “mund të shkojë dhe të vdes”.

Avokati i 41-vjeçarit Kevin Federline, me të cilin Spears ishte e martuar nga viti 2004 deri me 2007, ka bërë të ditur se ai është duke e menaxhuar këtë situatë, si cilido prind i përgjegjshëm.

Britney Spears ende nuk e ka komentuar këtë ngjarje dhe sjelljet jo korrekte të djalit të saj.