Showbiz

Divorci mund t’i kushtojë me miliona funte Adeles

Adele dhe Simon Konecki njoftuan ndarjen e tyre pas 3 vjetësh martesë të shtunën. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj raportohet se e kanë marrë këtë vendimin para Krishtlindjeve.

Ndërsa mediet rozë pohojnë se çifti po përgatitet për një divorc miliona funtesh.

Raportohet se Konecki mund të përfitojë nga pasuria prej 145 milionë funtëshe e yllit të muzikës.

Thashethemet mbi gjendjen e tensionuar të çiftit filluan kur sipërmarrësi bamirës u shfaq në Brit Awards gjatë këtij viti, pa këngëtaren.

45-vjeçari u shoqërua nga shoku i tij Sid Owen.

Çifti u shfaq për herë të fundit së bashku, një muaj më parë në një koncert të Elton Johnit në Los Anxhelos.

Adele dhe Konecki, që janë prindër të një djali 6 vjeçar, Angelo, po përgatiten për një divorc që do kushtojë shumë.

Konecki mund të marrë gjysmën e pasurisë së këngëtares.

Ata raportohet se nuk kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Adele dhe Konecki nisën romancën në vitin 2011 dhe thuhet se po ndahen në mënyrë miqësore./oranews