Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dikur ishte Pipi Çorapegjata, ndërsa sot mbledhin para për të

Qysh në moshën tetëvjeçare ajo u bë e famshme me rolin e Pipi Çorapegjatës në filmin me po të njëjtin titull për fëmijë, ndërsa aktorja suedeze Inger Nilsson (60) për këto kohëra tani të kamotshme dhe karrierën e saj të viteve të fundit foli në intervistën për portalin holandez Algemeen Dagblad.

“Vendxhirimet janë vende shumë të mërzitshme për fëmijët. Gjithçka zgjat shumë, dhe meqenëse nuk isha nga Stockholmi, duhej të jetoja në një apartament me qira me dadon. Kurrë më parë nuk jam ndarë nga familja dhe çdo ditë e thërrisja mamin dhe qaja, sepse doja të kthehesha në shtëpi”, - kujton aktorja.

Vitet e fundit ajo luan në serinë gjermane forenzike 'Der Kommissionar und das Meer', ndërsa pretendon se për shkak të rolit të Pipit nuk ka marrë angazhime të shumta të reja.

“Një regjisor në teatër më tha hapur se nuk mund ta përfshijë Pipin në skenë”, - tha ajo.

Image

Gjatë kohës së xhirimeve të “Pipi Çorapegjatës” ajo kishte frikë nga kali në film, dhe as shoqëruesin e saj majmunin nuk e donte aq shumë.

“Më vjen keq nëse kjo do t'ju zhgënjejë, por asgjë nuk ishte ashtu siç dukej”, - thotë ajo.

Edhe Pipi Çorapegjata vjen në ekranin e madh Showbiz Pipi Çorapegjata vjen në ekranin e madh

Ajo zbuloi se për rolin e shumënjohur ajo kurrë nuk ishte paguar për shkak të ligjeve të atëhershme të fundit të viteve ’60, shkruan KOHA Ditore. Menjëherë pas kësaj informate shumë adhurues të filmit të cilët u rritën me Pipin u mblodhën dhe vendosën të mblidhnin donacione për Nilsson dhe miqtë e saj të filmit “Anika dhe Tom”. Ata aktualisht i kanë mbledhur 37 000 euro, por aktorja nuk ishte e entuziazmuar kur e mori lajmin.

“Fillimisht isha shumë e zemëruar, sepse nuk dua të shtirem si viktimë dhe të kërkoj lëmoshë. Kur u qetësova, e kuptova se kjo ishte vetëm një shenjë e respektit të tyre dhe dëshira që fansat të na tregojnë se sa na vlerësojnë”, - përfundoi ajo.