Dhurata Dora thotë se ndjehet e trishtuar për viktimat që u shkaktuan në një koncert në Algjeri.
Këngëtarja shqiptare ishte pjesë e koncertit të reperit algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin artistik Soolking, transmeton Koha.net.
Në këtë koncert raportohet për pesë viktima derisa dhjetëra të tjerë janë lënduar, kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin.
Në një postim në Instagram, Dora ka falënderuar fansat për mikpritjen por edhe ka shprehur trishtimin e saj.
“Faleminderit Algjeria për mikpritjen aq të ngrohtë, ju dua. Por, lajmi i keq më shkatërroi. Pushoni në paqe”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të vdekur në koncertin ku po këndonte Dhurata Dora
-
11 të vdekur nga një zjarr në një qendër kujdesi për fëmijë në Algjeri
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
-
Shtyhet koncerti i Shakirës në Katar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
-
TikTokerja shqiptare “ndez rrjetin” me gjestin në koncertin e Dua Lipës