Në ditëlindjen e 48-të të Tupacut, detektivi Greg Kading, i cili punoi në rastin e vrasjes së tij, ndau detaje të panjohura për vdekjen e reperit, duke e përfshirë emrin e vrasësit. Njeriu me emrin Orlando 'Baby' Anderson në vitin 1996 e vrau Shakurin, nga hakmarrja pasi që anëtarët e bandës së reperit e rrahën atë. Orlando vdiq në vitin 1998 nga të shtënat e bandës, duke e mohuar deri atëherë çdo lloj përfshirje në vrasje, dhe ndaj tij asnjëherë nuk u ngrit akuzë, raporton Metro.co.uk.
“Anderson është njeriu me të cilin Tupac u rrah atë mbrëmje, dhe i cili më vonë u kthye për hakmarrje me bandën e tij”, – tha Kading për Today Australia.
Detektivi mendon se në këtë vrasje nuk ka shumë mistere, megjithëse atë e mbulojnë shumë teori konspiracioni, shkruan KOHA Ditore.
“Të gjitha faktet dhe dëshmitë e tregojnë një gjë, të gjithë u pajtuam se kjo është e vërteta përfundimtare e cila qëndron prapa kësaj vrasjeje", tha Greg.
Ai gjithashtu pohoi se Sean 'Diddy' Combs (49) e pagoi anëtarin e bandës Crips, Duane Keith 900 mijë dollarë për ta gjetur vrasësin e reperit.
Në filmin dokumentar nga viti 2017. "Who shot Biggie & Tupac" policët Tim Bennan dhe Robert Ladd pohojnë se anëtari i bandës Crips e tërhoqi këmbëzën nga automobili në Las Vegas në vitin 1996. Gjithashtu dokumentari e përmend teorinë se Suge Knight (54), ish-drejtor i Death Row Records, e vrau Shakurin.
Edhe
Diddy akuzohet se ofroi miliona para për vrasjen e Tupacut
Policët e Kalifornisë pohojnë se Andersonin po e përcillnin pasi ky e kishte vrarë një të mitur, si pjesë e inicimit të bandës. Në fakt, ata tashmë po e hetonin për vrasje kur ai qëlloi në reperin.
Në serinë e Netflixit "Unsolved" për vdekjen e reperit Tupac dhe Biggie Smalls, Josh Duhamel (46) e luan rolin e detektivit Greg. Anderson është shpallur si i dyshuari kryesor dhe si i vetmi shpjegim i logjikshëm.