Showbiz

Detaje të reja nga dasma e Getit dhe Marinës

Dasma e dy fytyrave shumë të njohura të showbizit shqiptar ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave mbrëmjen e së dielës.

Ajo po përcillet me shumë kërshëri si nga fansat, ashtu edhe nga të ftuarit të cilët kohëpaskohe postojnë në rrjetet sociale fotografi nga ceremonia e kurorëzimit të Geotar Selimit dhe Marina Vjollca.

Janë publikuar edhe pamjet nga dekori i dasmës i cili duket të jetë më madhështori i dasmave të kësaj vere.

Kështu të paktën thotë Alketa Vejsiu, kompania e së cilës është kujdesur për dekorin, transmeton KP.

“Për të parën herë në Shqipëri Tenda prej 700 metrash katrorë e punuar në 4 ditë e 4 net të tjera me adrenalinë, përgjegjësi dhe shumë gëzim!’-ka shkruar Vejsiu.

Shihet së në këtë ceremoni i pranishëm është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Velijaj i cili edhe ka bërë kurorëzimin e çiftit.

{gallery}