Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet data e martesës së Getoar Selimit me Marina Vjollcën

Për çiftin Selimi-Vjollca kanë shkruar shumë të gjitha mediat shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi duket se lidhjen e tij me prezantuesen e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca, së shpejti do ta forcojë më shumë duke vënë kurorë, shkruan Koha.net.

Ata do të martohen muajin e ardhshëm, saktësisht më 10 shtator.

Datën e martesës së çiftit Selimi-Vjollca e ka zbuluar motra e Marinës, Luana Vjollca, po ashtu prezantuese, përmes një postimi në Facebook. Ajo ka publikuar fotografinë e ftesës për dasmën e Getoarit dhe Marinës në të cilën shihen të gjitha detajet.

“Misherimi i shpirtit tuaj ne art i tejkaloj pritshmerite me keto ftesa te personalizuara. Jam kaq shume e emocionuar dhe e lumtur per ju! Ju dua shumee @marina_vjollca @ghettogeasy”, ka shkruar Luana.

Artikuj të ngjashëm