Fituesi i dy çmimeve “Oscar”, Denzel Washington rikthehet në ekranin e madh të kinemasë, në aksionin e tij më të ri.
Në serinë e dytë të “Equalizer”, Robert McCall vendos drejtësi për të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, por sa larg do të shkojë ai, kur bëhet fjalë për dikë që e ka fort për zemër?
Ky është i katërti film, ku Washington dhe Fuqoi bashkojnë forcat në setin e xhirimit, transmeton tch.
Një kuriozitet interesant mbi fimin është edhe fakti se, aktori Denzel Washington, për herë të parë prish rregullat e vendosura prej tij në aktrim.
Në karrierën e gjatë artistike, ai numëron më shumë se 55 role, por asnjëri prej filmave ku ai ka interpretuar, përveç “Balancuesit”, nuk ka pasur një vazhdim. Kjo është hera e parë që ylli i kinematografisë amerikane shfaqet në një seri të dytë filmi.
Edhe
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”
Në “Box Office”, duket se “Equalizer” nuk ka konkurrentë të tjerë, pasi ka lënë pas të gjithë filmat e tjerë që po shfaqen momentalisht në të gjithë botën.
“Mamma Mia”, “Hotel Transylvania” dhe as “Incredibles” nuk mund të maten dot me “Balancuesin”, i cili ka arkëtuar plot 200 mln dollarë.