Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Sevdai Radogoshin për shkak të rrahjes së motrës së tij në maj të vitit 2016.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi për informim i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.
“I pandehuri S.R. është gjetur fajtor për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata në Gjakovë, ndërsa lënda aktualisht është në Gjykatën e Apelit”, tha Muçaj.
Qumili akuzohet së në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje me motrën e tij, e përdorë forcën duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe duke e tërhequr për hunde, me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore motrës së tij.
Sipas aktakuzës fjalosja kishte ardhur pasi Qumili kishte kërkuar nga motra t’ia lironte shtëpinë.
-
250 Euro dënim bashkëshortit që rrahu gruan me shuplaka
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Arrestohet një 15-vjeçar në Hajvali, dyshohet se e sulmoi fizikisht motrën
-
Në arrati i dyshuari për rrahjen e motrës në Fushë-Kosovë
-
Dënohet me gjobë sulmuesi i gazetarit Krasniqi në Prizren