Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në arrati i dyshuari për rrahjen e motrës në Fushë-Kosovë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar se është rrahur nga vëllai i saj. Sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati, ndërkohë që viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Fushë Kosovë 10.01.2024 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.