Ish-vajza e filmit të Bondit, Denise Richards, i ka falënderuar fansat që e kanë ndihmuar atë ta identifikojë një problem serioz shëndetësor.
Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” ka zbuluar se fansat e reality serisë televizive ishin të parët që e vunë re tiroiden e saj të zmadhuar gjatë transmetimit të episodeve më të fundit të ribashkimit të serialit, i cili u transmetua muajin e kaluar.
"Disa prej jush vunë në dukje pas ribashkimit # RHOBH se tiroidja ime ishte zmadhuar", shkroi ajo në një postim në Instagram të dielën. "Kishit të drejtë, ishte diçka që e kisha injoruar derisa e identifikuat."
Që atëherë Denise ka kërkuar trajtim mjekësor për problemet e saj me tiroidet dhe një ndryshim në dietën e saj ka bërë çudira, shkruan KOHA Ditore.
"Është e mahnitshme që brenda një kohe të shkurtër të eliminimit të glutenit nga dieta ime sa ka ndryshuar tiroidja ime", shkroi ajo. "Nuk e dija se sa shumë mund të ndikojë në trupin tonë dieta dhe për mua sa toksik është gluteni... Ju falënderoj të gjithë juve që më dërguat mesazhe".
-
Denise Richards me operacion urgjent: kishte pritur shumë gjatë
-
Trainor: Rrugëtimi për humbje peshe nisi kur u diagnostikova me diabet
-
Jessie J thotë se pati sukses në luftimin e kancerit të gjirit
-
Rebel Wilson nis një sfidë 6-javore për shëndetin
-
Pasi ka humbur peshë, Oprah Winfrey tregon se çfarë kishte menduar për njerëzit e hollë