Aktorja Denise Richards (48) para disa muajsh i injoroi simptomat, të cilat u bënë më të forta, duke e detyruar atë që t’i nënshtrohej një operacioni urgjent. Pas një ekzaminimi të plotë, asaj iu tha që i kishte katër hernie, të cilat duhet të hiqeshin sa më shpejt që të ishte e mundur.
Kështu njoftoi kohët e fundit ajo në mediat sociale, kurse po i ndihmon bashkëshorti i saj, Aaron Phypers (47), i cili çdo ditë e tregon historinë e saj. Me fotografinë para dhe pas procedurës, Denise vendosi të tregojë në detaje se çfarë kishte ndodhur saktësisht.
“Kjo ishte disa muaj më parë dhe doli të ishte një mësim i mirë për mua. Mësova se gjithmonë duhet ta dëgjoj trupin tim. Duke qenë një nënë, bashkëshorte e cila ndërton karrierë, ndonjëherë është më e lehtë të 'shtiresh' se je e fortë. Thjesht mendova se dhimbja dhe simptomat e tjera do të zhdukeshin, por nuk u zhdukën, por u përkeqësuan”, – e filloi ajo rrëfimin e sinqertë.
Nëna e tre fëmijëve, Sam (15), Lole Rose (14) dhe Eloise Joni (8), të cilën e birësoi në vitin 2011, është operuar me sukses, por e pranon se i vjen shumë keq që ka pritur kaq gjatë para se të shkonte te mjeku, shkruan KOHA Ditore.

“Kam duruar shumë gjatë, madje as bashkëshortit nuk ia pranoja se sa keq ndihesha, gjë që ishte shumë marrëzi. Në fakt ne gjithmonë duhet ta dëgjojmë dhe të kujdesemi për trupin tonë”, – theksoi ajo. Për aktoren ky ishte problemi i dytë i saj shëndetësor këtë vit. Në gusht, ajo zbuloi se gjëndra e saj tiroide ishte rritur, të cilën ajo duhej ta shëronte duke e ndryshuar dietën e saj.
-
Denise Richards rikthehet me serialin e ri dokumentar
-
Denise Richards falënderon adhuruesit për “diagnostikimin” e sëmundjes tiroide
-
Celine Dion do të rikthehet në skenë pas katër vjetësh
-
Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup
-
Bruce Willis nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca