Britanikja Demi Rose ka origjinë modeste, por sot mund të krenohet me mbi 10 milionë ndjekës në Instagram dhe shumë më tepër adhurues.
Çdo postim i saj i sjell me mijëra në llogarinë e saj, ndërsa ajo, nga ana tjetër, nuk turpërohet të zhvishet para kamerave dhe objektivëve të fotokamerave.
24-vjeçarja e bukur u bë e famshme falë linjave jashtëzakonisht të përsosura për të cilat pretendon se janë natyrale, edhe pse shumë njerëz nuk e besojnë këtë, shkruan KOHA Ditore. Beli i hollë, gjoksi i bujshëm dhe vithet janë shenjat dalluese të kësaj bruneje, të cilën pakkush nuk do ta shikonte në rrugë.
Demi është në dijeni të atributeve të saj, kështu që edhe kësaj radhe u dhuroi adhuruesve fotografi të reja provokative të cilat mahnitin. Duke pozuar në festivalin në Black Rock City, Demi doli me një kostum shumë provokativ dhe e rrëmbeu gjithë vëmendjen.
Ajo u përpoq ta mbulonte gjoksin me zemra të mëdha vezulluese, ndërsa së bashku me çizme të kaubojve dhe pantallona seksi, këto ishin të gjitha që i kishte veshur. Në shoqërinë e shoqeve dhe modeleve, Demi bëri selfie seksi, ndërsa kur i postoi ato në Instagram, adhuruesit menjëherë filluan t’i dërgojnë komente dhe komplimente.
