Pas dy vjetësh erdhi edhe fundi i dashurisë mes modeles britanike Demi Rose dhe DJ Chris Martinez.
Por si duket 24-vjeçarja Demi pas ndarjes nuk është shumë e shqetësuar, sepse gjykuar nga profili i saj në Instagram, ai është i mbushur me foto provokuese, sipas të cilave disa mund të supozojnë se po kërkon të dashur të ri, shkruan KOHA Ditore. Apo thjesht po e provokon Chrisin?
Demi, ndër të tjera, e postoi një fotografi në rroba banje rozë, në të cilin linjat e saj duken edhe më të bujshme, ndërsa trupi i saj në top formë gjë që e vërejtën edhe fansat e saj. Madje, shumicën prej tyre i gëzoi lajmi se ajo është përsëri beqare.
"Dukesh e përsosur", "Ti je mbretëresha e bukurisë dhe atraktives", "Të lë pa tekst", "Dua t’i kem fëmijët e tu", "Je gruaja më e bukur në botë", "Më në fund je beqare", janë disa nga komentet që i mori ajo.
Demi dhe Chris e morën vendimin për ndarje së bashku dhe vendosën të mbeten miq të cilët do ta mbështesin njëri-tjetrin në ndjekjen e karrierave të suksesshme, gjë që është shumë e rëndësishme për ta në jetë.
"Fatkeqësisht, Demi dhe i dashuri i saj Chris Martinez nuk janë më bashkë. Ata u ndanë si miq dhe do të vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin në punë. Demi është solo dhe shumë e lumtur që do të vazhdojë ta zhvillojë karrierën e saj në SHBA", tha zëdhënësi i saj.
Edhe
Demi Lovato nuk dëshiron të ketë lidhje dashurie
Edhe pse në profilin në Instagram e ndjekin pothuajse 10.5 milionë fansa, Demi jetën e saj të dashurisë dhe lidhjen me Chrisin e mbajti larg syve të ndjekësve dhe nuk zbuloi detaje në publik.
Emri i saj u bë i njohur vetëm pasi që filluan ta lidhin me ish të dashurin e Kylie Jenner, reperin Tyga, ndërkohë që ajo ishte në lidhje edhe me DJ Tom Zanetti.
Shumë adhurues në fakt po pyesin nëse lidhja e saj me Chrisin vërtetë ka përfunduar, duke marrë parasysh që pas ndarjes, ajo e postoi një foto me mbishkrimin "mendoj për ty".