Showbiz

Demi Moore e ka të vështirë ta shoh Bruce Willisn duke vuajtur nga demenca

Demi Moore dhe Bruce Willis në muajin maj të vitit 1995

Demi Moore dhe Bruce Willis në muajin maj të vitit 1995

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Demi Moore, e cila ka qenë e martuar më aktorin e njohur Bruce Willis, ka thënë se po e ka të vështirë ta shohë ish-burrin e saj, duke vuajtur nga demenca.

70 vjeçi është diagnostikuar me demencë frontotemporale në vitin 2023 dhe Moore ka pranuar se është tejet e vështirë ta shohësh një yll Hollywoodi të jetojë me këtë sëmundje.

“Është shumë e vështirë. Është vështirë ta shohësh dikë që ka qenë aq aktiv e i fortë në shumë pjesë të tij”, ka thënë ajo në “The Oprah Podcast”, ka raportuar FemaleFirst.

Ajo ka treguar edhe për mënyrën e saj se si e menaxhon situatën për të mos e ngarkuar veten e të tjerët emocionalisht.

Aktorja ka thënë se vetëm e vazhdon bisedën me të në mënyrë të thjeshtë, në çastin kur ai paramendon apo jep shfaqja të harresës. Aktorja ka thënë se thjesht nuk e mendon fare se si do të mund të ishte ai po të mos ishte i sëmurë.

“Kur e bëj këtë e shoh se ka ëmbëlsi të jashtëzakonshme biseda, është diçka e butë dhe e dashur. Ndoshta kjo lloj bisede ngjan më shumë si lojë fëmijësh për shkak të kujdesit të jashtëzakonshëm që i duhet”, ka thënë Moore.

Ajo, që ka tre fëmijë me Willisin nga martesa me të që nga viti 1987 deri në vitin 2000, ka vendosur të jetë prezente për të.

“Nëse vazhdimisht mendon për kohën se si ka qenë ai, e çfarë ke humbur, vetëm krijon ankth dhe mërzi. Prandaj kur je prezente, ke shumë për të mësuar nga ai. Mund të mos ketë të bëjë gjithnjë me biseda verbale, por është e bukur”, ka thënë Moore.

Ylli gjithashtu ka shprehur mbështetjen për gruan aktuale të aktorit, Emma Heming Willis duke thënë se ajo ka bërë punë të jashtëzakonshme në mënyrën se si e ka mbajtur atë dhe veten.

“Nuk ka ndonjë lloj ‘harte’ që të mëson të ecësh nëpër këtë rrugëtim. Shumë barrë e rëndë ka rënë mbi Emman”, ka thënë Moore.

Emma Hemming Willis ka publikuar një libër që quhet “The Unexpected Journey: Finding Hope and Purpose on the Caregiving Path”, i cili trajton gjerësisht temën e kujdesit për personat me demencë frontotemporale. Moore ka shtuar se gjëja më e bukur që flet në librin e saj është se ajo e pranon rëndësinë që kanë kujdestarët e këtyre personave dhe duhet të kujdesen edhe për veten.