Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato “ripërtërihet shpirtërisht” pas udhëtimit në Tokën e Shenjtë

Demi Lovato po ndihet më afër Zotit se kurrë më parë pasi u pagëzua në lumin Jordan.

Këngëtarja së fundmi e bëri një pelegrinazh shpirtëror në Tokën e Shenjtë dhe postoi foto nga udhëtimi i saj në mediat sociale ditë më parë, duke zbuluar se u pagëzua në të njëjtat ujëra si Jezu Krishti, shkruan KOHA Ditore.

“Unë jam një këngëtare amerikane. Jam rritur e krishterë dhe kam paraardhës hebrenj”, i përshkroi ajo fotot. "Kur m'u ofrua një mundësi e mahnitshme për t’i vizituar vendet për të cilat kisha lexuar në Bibël si fëmijë, unë thashë po."

Image

Pushimi e bëri Demin të ndjehej e "ripërtërirë", ndërsa ylli shtoi: "Ky udhëtim ka qenë shumë i rëndësishëm për mirëqenien, zemrën dhe shpirtin tim. Jam mirënjohëse për kujtimet e bëra dhe për mundësinë që ta mbushë vrimën (me madhësi të Zotit) në zemrën time. Faleminderit për mikpritjen, Izrael”.

Image

Lovato është ende në pushim pasi që iu rikthye varësisë vitin e kaluar dhe iu nënshtrua një qëndrimi të gjatë në rehabilitim.