Ekipi realizues i serisë “Black Mirror” është rikthyer me një projekt të ri, me të cilin në vend se të rrëfejnë një tjetër histori se si teknologjia mund ta shkatërrojë jetën, ka vendosur që ta kthejnë fokusin kah viti 2020.
Krijuesit e shout të famshëm, Charlie Brooker dhe Annabel Jones, kanë realizuar dokumentarin tallës “Death to 2020”, i cili do të lansohet në platformën “Netflix” më 27 dhjetor.
Ky projekt, i cili e rrëfen historinë e vitit të pazakontë 2020, përbën një ndërthurje të pamjeve nga lajmet, me paraqitjet dhe komentet thumbuese të disa personazheve të trilluara.
Dokumentari është i zhanrit triler “Death to 2020”, i cili përfshinë edhe disa personalitete të njohura, si Samuel L. Jackson, Hugh Grant, Lisa Kudrow, Kumail Nanjiani, Tracey Ullman, Leslie Jones, Cristin Milioti dhe Joe Keery.