Ylli i “Selma”, David Oyelowo, do ta udhëheqë adaptimin e serialit televiziv të bestsellerit të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, “The President Is Missing”.
Drejtuesit e “Showtime” e kanë zgjedhur projektin, bazuar në librin e Clintonit me James Patterson, ndërsa tani Oyelowo ka pranuar të luajë dhe ta bëjë produksionin ekzekutiv, së bashku me ish-presidentin dhe skenaristin e trilerit.
Oyelowo do ta portretizojë një nënkryetar të pafuqishëm, i cili bëhet papritur president, shkruan KOHA Ditore.
"Davidi sjell shumë thellësi, ndjeshmëri dhe fuqi të madhe për çdo rol që luan," thotë për “Deadline”, Gary Levine, president i argëtimit në Showtime Networks. "Roli i tij kryesor na siguron që seriali ynë ta ketë suspancën emocionuese të një trileri politik së bashku me kompleksitetin interesant të një drame."