Aktori britanik Clive Owen e ka fituar rolin e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, për sezonin e tretë të American Crime Story.
“Impeachment: American Crime Story” do të gërmojë në skandalin që e njollosi mandatin e presidentit të 42-të, pas aferës së tij me praktikanten Monica Lewinsky, e cila çoi në marrjen e tij në pyetje dhe hetimin në vitin 1998, shkruan KOHA Ditore.
Ylli i “Booksmart”, Beanie Feldstein, kohët e fundit është përzgjedhur si Lewinsky, ndërsa Sarah Paulson do ta luajë shoqen e saj të ngushtë, punonjësen e Shtëpisë së Bardhë, Linda Tripp, ndërsa tani ylli i “Children of Men”, Owen i është bashkuar formacionit si ish-Guvernatori i Arkansasit, raporton Deadline.
Ende nuk dihet asgjë për angazhimin e ndonjë aktoreje për bashkëshorten e tij dhe politikanen Hillary Clinton.
Seria, e cila do të bëhet me ko-produksion të Lewinskyt, është planifikuar të debutojë një muaj para zgjedhjeve të vitit 2020.
-
Monica Lewinsky ka shpresa të mëdha për 'American Crime Story'
-
Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin
-
Hillary Clinton dëshmon se nuk ka asnjë informacion mbi krimet e Jeffrey Epstein
-
Tom Hanks do të luajë rolin e Abraham Lincolnit
-
Hillary Clinton akuzon administratën Trump për mbulim të së vërtetës lidhur me dosjet e Epsteinit