Showbiz

David Fincher dhe Gary Oldman bashkë në projektin e ri

Nëse i adhuroni filmat me siguri keni menduar se kur David Fincher do t’i rreket krijimit të një filmi të ri, pasi që të fundit e kishte punuar në vitin 2014, filmin “Gone Girl”. Pritjes i ka ardhur fundi sepse Fincher ka marrë në dorë regjinë e filmit bardh e zi të Netflix, me titullin Mank.

Gary Oldman do të luajë në këtë film biografik, i cili do të sjellë rrëfimin për Herman J. Mankiewicz, bashkëskenaristin e filmit “Citizen Kane”.

Rrëfimi do të duhej të përcjellë shkrimin kaotik të Mankiewicz të skenarit të “Citizen Kane”, me regjisorin temperament Orson Welles, shkruan KOHA Ditore. Sot “Citizen Kane” konsiderohet një prej filmave më të mëdhenj por në kohën fe vet kishte fituar vetëm një Oscar dhe atë për skenarin më të mirë.

Skenarin për filmin Mank e nënshkruan Howard “Jack” Fincher, babai i David i cili kishte vdekur në vitin 2003.

Me siguri që ishte paksa e habitshme se pse Fincher do të bënte një film për skenaristin, por pasi që babai i tij kishte punuar në këtë projekt, kjo ka rëndësi të dyfishtë. Me angazhimin e tij në Netflix e ka merituar që të punojë në projektet që dëshiron, pasi që kishte punuar serialet. Mindhunter dhe House of Cards dhe anime seria Love, Death & Robots, ku kishte qenë producent.

Tani për tani nuk dihet se kur do të paraqitet Mank.