“Citizen Kane” ka hedhur një hije të gjatë kinematografike për gati tetë dekada, duke qëndruar në krye të listës së filmave më të mirë të realizuar ndonjëherë. Sidoqoftë, kishte fituar vetëm një çmim “Oscar”. Ani pse debutimi si regjisor i Orson Walles erdhi në mënyrë mahnitëse në “Academy Awards” më 1942, kur “How Green Was My Valley” i John Fords mori “Oscarin” për filmin më të mirë dhe atë për regjinë më të mirë, ajo për të cilën u vlerësua “Citizen Kane” ishte skenari. E pikërisht skenari është subjekt i filmit të ri të “Netflixit”, “Mank”, nën regji të David Fincher.
A ka mundësi që “Mank” të fitojë këta dy trofe kryesorë të “Ocarit” që nuk i mori “Citizen Kane”? Filmi që pritet të lansohet më 4 dhjetor në “Netflix” pas një lansimi të limituar nëpër teatro më 12 nëntor, “Mank” tregon historinë e skenaristit të Hollywoodit, Herman Mankiewicz (Gary Oldman), që u caktua për këtë detyrë nga i riu çudibërës Welles, për shkrimin e “Citizen Kane”. Për Mankiewicz, realizimi i këtij skenari përfshinte djegien e disa urave, pasi që “Kane” është një mbulim i dukshëm i biznesmenit William Randolph Hearst, të cilin Mankiewicz e njeh shumë mirë. Siç e tregon filmi, vite më herët Mankiewicz ishte frekuentues i rregullt i festave të shkëlqyeshme që organizonte Hearst, ku skenaristi tregoi batuta dhe nisi një lidhje me të dashurën shumë me të re të Hearstit, Marion Davies (Amanda Seyfried). Por pirja dhe zhgënjimi bënë që Mankiewicz t’i dalë nga qejfi Hearstit – dhe Hollywoodit gjithashtu.
A mund ta marrë ai veten duke pranuar ofertën e Welles dhe duke shkruar atë që u konsiderua kryevepër e tij? Me gjithë që fitoi vetëm një çmim, “Citizen Kane” ia arriti që të merrte nëntë nominime për “Oscar” dhe unë pres së paku po aq edhe për “Mank”. Në një vit ku munguan spektakolarët kryesorë të aksionit dhe shfaqjet nëpër kinema me më shumë fitime, “Mank” ka mundësinë të marrë disa prej tyre, duke veçuar kategoritë për dizajnin e lartë të produksionit, editimin dhe kostumet. Pas xhirimit të episodeve të serialit, “Mindhunter” të “Netflixit” po ashtu nën regji të Fincherit, kinematografi Erik Messerschmidt mund të triumfojë në garën e tij të parë për çmime “Oscar” me fotografinë bardhezi e menduar që të jetë një imitim i periudhës së artë të Hollywoodit. (Filmi i fundit bardhezi që fitoi në këtë kategori ishte një tjetër përmbajtje e “Netflixit”, “Roma”, në vitin 2019). Dhe tingulli evokues i periudhës po ashtu mund të bjerë në veshët e “Oscarit”, njëlloj si mundet edhe melodia e kompozuar nga Trent Reznor dhe Atticus Ross, ani pse dyshja me shumë gjasa do të garojë kundër punëve të veta të realizuara për “Soul”. Baba i Fincherit, Jack, e shkroi skenarin për “Mank”, por vdiq në vitin 2003, shumë larg nga koha kur djali i tij arriti ta konkretizonte atë. Kjo është merita e vetme e Jackut, dhe me siguri do t’i japë atij një nominim post mortem për “Oscar”. Lista për aktorët më të mirë është e mbushur me performanca kryesore për këtë vit, që nga roli i Chadwink Boseman në “Ma Rainey Black Bottom” e deri te aktrimi shpartallues i Anthony Hopkins te drama “The Father”.
Sidoqoftë, përveç Oldman, që garon përsëri e që fitoi në vitin 1018 për rolin e Churchillit në “Darkest Hour”, jam më shumë i emocionuar për përfshirjen për herë të parë në kategorinë e aktores në rol dytësor të Seyfries, që është në mënyrë të befasishme e matur si Davies. Me gjithë lundrimet nëpër kategoritë e tjera, “Mank” është kryesor për t’u nominuar për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. A do të mund ta fitojë ndonjërën ose të dyja? Gara për regji duket më e favorshme për Fincher, një nga regjisorët e njohur e që ka dy nominime deri më tani – për “The Social Network” dhe “The Courious Case of Benjamin Button” – por që nuk ka fituar. Një film i realizuar në oborrin e tyre mund të jetë ajo që do t’i bëjë votuesit e “Oscarit” të bëjnë një kilometër më shumë, megjithëse lënda që është bazë për subjekt nuk është me një garanci: pretenduesit e fundit me filmin më të mirë kishin të bënin me biznes si “Once Upon a Time… in Hollywood” nën regji të Quentin Tarantino dhe “A Star Is Born” nën regji të Bradley Cooper, u mposhtën në minutat e fundit. Kjo sa për të thënë se gara për regjisor shpesh tenton të shpërblejë veprën më të arrirë teknikisht dhe “Mank” është një vepër e shkëlqyeshme nga një regjisor i famshëm. Nëse Akademia nuk favorizon diçka më të vogël këtë vit, të themi, "Nomadland" më intim dhe i lirë nga Chloé Zhao, kjo mund të jetë një humbje për Fincherin. Njëlloj si vitin e kaluar, kur “Roma” e Alfonso Cuarón fitoi garën për regji si dhe për kinematografinë dhe filmin me të mirë në gjuhë të huaj, por u mposht nga “Green Book” në kategorinë kryesore. Shumë iu atribuuan atij si fitues në një garë të drejtë brenda Akademisë, por a kanë ndryshuar gjërat mjaftueshëm që ta lejojnë “Mank” të fitojë për “Netflix”, çmimin e parë për filmin më të mirë në “Oscars”. Mund të mos kenë shans tjetër. Pasi që shumica e studiove po luajnë sigurt këtë sezon me një pretendues të vetëm të shtyrë për shqyrtim, “Netflix” është i pajisur mirë me opsione këtë vit, përfshirë: “Da 5 Bloods” të Spike Lee, “The Trial of the Chicago 7” të Aaron Sorkin dhe “Ma Rainey’s Black Bottom” të George C., përveç titujve si; “Hillbilly Elegy” i Ron Howard dhe “The Midnight Sky” i George Clooney. Është e mundshme që shumica e të nominuarve në të gjashtë kategoritë kryesore mund të vijnë vetëm nga “Netflix”. Në një sezon ku pak anëtarë të Akademisë ka të ngjarë të shkelin në një teatër, do të kishte kuptim që një shërbim streaming të mbizotërojë përfundimisht. Marrë nga
“The New York Times”. Përktheu Alberina Haxhijaj