Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dave Grohl e angazhon të bijën 13-vjeçare për koncertin e ribashkimit të “Nirvana”

Vajza 13-vjeçare e Dave Grohl, Violet, e ka zëvendësuar të ndjerin Kurt Cobain të shtunën gjatë një koncerti të pjesshëm të ribashkimit të “Nirvanës”.

Anëtarët e mbijetuar të bendit - bateristi Grohl, basisti Krist Novoselic dhe kitaristi i turneve Pat Smear – e interpretuan një mini-set në Hollywood Palladium për galanë e 13-të vjetore Heaven, një ngjarje kjo bamirësie e organizuar nga organizata jofitimprurëse “Art of Elysium”, shkruan KOHA Ditore.

Violet Grohl i këndoi vokalet kryesore në singlin e vitit 1993 të “Nirvanas”, si “In Utero”, "Heart-Shaped Box", duke murmuritur dhe duke zhurmuar nëpër vargjet surrealiste të këngës. Në përmbylljen e bendit ishte një tjetër veteran i rockut, Beck, dhe art-rockeri St. Vincent, të dy me kitarë elektrike.

Seti pesëkëngësh u hap me St. Vincent, duke e kënduar këngën nga albumi “Nevermind” i vitit 1991 "Lithium". Beck më pas e mori përsipër performancën për "In Bloom", me Grohl dhe St. Vincent në vokalet mbështetëse.

Image

"Është një “mosh pit” goxha i mirë këtu", i tha Beck turmës përpara se ta prezantonte hitin e vitit 1989 "Been Son". "Goxha mirë. Isha në mosh-pitin më të çmendur të jetës sime në këtë dhomë. E mbaj mend që më ngritën nga dyshemeja për tërë koncertin. Ishte kaq e mbushur brenda. Pastaj dola nga mosh-piti, dhe duart e mia kishin gjakderdhje, dhe nuk e di pse. Dhe bendi ishte ‘Nirvana’".

Beck gjithashtu i këndoi vokalet kryesore në aranzhimin e “Nirvanës” në MTV Unplugged të këngës së David Bowie "The Man Who Sold the World".

Edhe Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter Showbiz Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter

Anëtarët e “Nirvanës” nuk folën shumë gjatë koncertit. Por Grohl e prezantoi vajzën e tij para "Heart-Shaped Box", ndërsa Novoselic e tha një raund të shpejtë të "faleminderit" drejt fundit të setit, duke e përfshirë një "gëzuar për Kurt Cobain".

Grohl, Novoselic dhe Smear më parë kanë interpretuar me St. Vincent në vitin 2014 gjatë ceremonisë së pranimit të “Nirvanës” në “Rock and Roll Hall of Hame”. Ata së pari e performuan "The Man Who Sold the World" me Beck në ndejën e para-Grammy të Clive Davis në vitin 2016.

Gala Heaven – e cila gjithashtu përfshiu sete nga Cheap Trick, L7 dhe Marilyn Manson – e shënoi ribashkimin e parë të trios “Nirvana” që nga festivali “Cal Jam” i Foo Fighters në vitin 2018. Por siç raporton Yahoo, ky mund të jetë ribashkimi i tyre i fundit për ca kohë; Novoselic tha se ata nuk planifikojnë të performojnë së bashku për "katër ose pesë vjet të tjerë", por "nuk mundën t'i rezistojnë tundimit" për të interpretuar për këtë ngjarje bamirësie.