Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Destiny's Child” mund të ribashkohet

Bendi i njohur i vajzave “Destiny's Child” ka drithëruar fansat, pasi anëtaret e grupit i ndryshuan fotografitë e kopertinës në muret e tyre të llogarive në mediat sociale, në një veprim që është interpretuar si aludim për ribashkim të mundshëm.

Grupi i vajzave, i formuar në vitin 1990 dhe i përbërë nga Beyoncé Knowles, 39-vjeçare, Kelly Rowland (40) dhe Michelle Williams (42), ka ndezur spekulimet në rrjete sociale se po përgatitin diçka pasi e ndryshuan logon në faqet e tyre në Facebook dhe Twitter.

Në pamundësi për t’iu përmbajtur entuziazmit, ndjekësit e elektrizuar filluan të bëjnë parashikime mbi ribashkimin e shumëpritur të treshes së yjeve.

Hera e fundit kur vajzat janë parë së bashku ishte në maj, kur anëtarja Michelle e kishte shpërndarë një audioklip në Twitter duke u shfaqur përkrah Beyoncés dhe Kellyt duke folur. Kjo rast ishte për shënimin e publikimit të librit të Michelles, “Checking In: How Getting Real about Depression Saved My Life – And Can Save Yours”.

Në të Kelly kishte zbuluar se po përgatiste supë, kurse Beyoncé thoshte: “Jam duke gatuar pak muzikë. Këtu është Chef Boyardee dhe Chef Boy-Kelly”.

Albumi i fundit solo i Beyonces ishte “Lemonade” i vitit 2016. Që nga ai publikim, projektet e saj të tjera muzikore kanë qenë LP-ja bashkëpunuese “Everything Is Love” me bashkëshortin e saj Jay-Z.

Edhe Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter Showbiz Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter

Pas tij ishte albumi vizual “Black Is King” dhe kolona zanore që krijoi për xhirime të “The Lion King”. Herën e fundit që krijueset e hitit “Say My Name” ishin në skenë së bashku ishte në “Coachella” të vitin 2018, kur vajzat e performuan një ripërpunim prej tri këngësh me “Lose Breath My”, “Say My Name” dhe “Soldier”.

Ndërkohë, lajmi i fundit nga Beyonce erdhi javën e kaluar kur ajo premtoi se muzikë të re në studio, pas më shumë se një viti e gjysmë.

Superylli 39-vjeçar ka zbuluar se pjesën më të madhe të izolimit shkaku i COVID-19 e kishte kaluar e mbyllur në studio duke bërë këngë të reja dhe se tani, pasi bota po rihapet pas më të keqes së pandemisë, mezi pret t’i zbulojë këngët për fansat e saj.