Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beyonce përkrah Williamsit në betejën me shëndetin mendor

Michelle Williams është shprehur mirënjohëse për shoqet e saja të grupit “Destiny's Child”, Beyonce dhe Kelly Rowland, të cilat e kanë mbështetur në betejën e saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja 41-vjeçare është shfaqur në emisionin “Loose Women” për të diskutuar mbi librin e ri “Checking In: How Getting Real about Depression Saved My Life—and Can Save Yours”.

Duke reflektuar për shëndetin mendor gjatë viteve, Michelle ka pranuar se do të donte që t'u kishte treguar Beyonces dhe Kellyt më herët për problemet që i kishte.

“Po korrnim suksese dhe po argëtoheshim shumë. Kur hyra në ‘Destiny's Child’ ishte një tren në lëvizje. Ishte sikur isha në Londër dhe hipa në një nga trenat në lëvizje dhe na u desh të shkonim”, ka shpjeguar Williams.

Ajo ka theksuar se depresioni nuk ishte përfillur nga një anëtar i ekipit të bendit, kur ajo ia kishte treguar hallin.

Edhe “Destiny's Child” mund të ribashkohet Showbiz “Destiny's Child” mund të ribashkohet

“E kisha një moment kur isha në depresion dhe shkova te një nga anëtarët e ekipit dhe ai më tha se turneu veçse ka filluar dhe keni nënshkruar marrëveshje miliona dollarëshe dhe duhet ta vazhdoja punën”, ka specifikuar ajo.

Michelle ka treguar se ajo dhe Beyonce e kanë shikuar Kellyn teksa ka qenë në procesin e lindjes nëpërmjet aplikacionit “Zoom”. Ajo ka treguar se po të mos ekzistonte pandemia, ato do të kishin shkuar në spital dhe do ta kishin pritur lajmin e lindjes.

Paneli i emisionit “The Loose Women” e ka pyetur Michellen përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët. “Simptomat e depresionit m’u shfaqën në klasën e shtatë. Atëbotë nuk e dija se çfarë është; nuk e dija se ekziston fjala depresion”, është përgjigjur ajo.

Ndërsa shkrimi i librit i ka ndihmuar shumë dhe ka qenë si terapi për të.

Më 2018, Michelle ka bërë të ditur se vizitat te psikologu ia kanë shpëtuar jetën dhe se shpreson që të shërbejë si ambasadore për t’u treguar të tjerëve se “nuk ka asgjë të keqe nëse kërkoni ndihmë”.

Grupi “Destiny's Child” ishte formuar zyrtarisht më 1997. Përbëhej nga Beyonce, Kelly Rowland, LaTavia dhe LeToya dhe albumi debutues i tij u publikua më 1998. Por pak pas publikimit të albumit të dytë, “The Writings On The Wall”, LaTavia dhe LeToya ishin dëbuar nga grupi. Kështu që Michelle iu bashkua në vitin 2000.

Edhe Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter Showbiz Beyonce ribashkon Destiny's Child në turneun Cowboy Carter

Ndonëse “Destiny's Child” vendosi që të ndahej më 2005, anëtaret ende janë mike dhe Kelly e Michelle kanë marrë pjesë në premierën e filmit të Beyonces “The Lion King” më 2019.

Grupi ka pasur disa ribashkime gjatë viteve, ku janë paraqitur së bashku në festivalin “Coachella” më 2018 dhe në koncertin e “Super Bowl” më 2013.