“Unë jam ai që duhet të dua në këtë botë, vetja ime shkëlqyese, shpirti im i çmuar. Më në fund e kam kuptuar kështu që Unë e dua vetën,
Edhe pse nuk jam perfekt, jam i bukur
Unë jam ai që duhet të dua”
Me këto vargje fillon kënga e vokalistit Jin nga grupi korean BTS. I gjithë teksti i kushtohet dashurisë ndaj vetës, diçka shumë e rrallë dhe shumë pak e gjetur në tregun muzikor.
Për shtatë djelmoshat, RM, Jin, Suga, J-hope, Jimin, V, dhe JK nuk është hera e parë që ata përcjellin mesazh të fort me anë të muzikës së tyre, e sidomos mesazhin për dashurin ndaj vetës.
Që nga fillimi i karrierës së tyre grupi Bangtan Sonyeondan (방탄소년단) që në shqip përkthehet "Skautët të papërshkueshëm nga plumbat", kanë bërë muzikë me motive për problemet dhe shqetësimet e të rinjve. Ata prekin ato probleme si dhe shumë të tjera të jetës sociale, qysh nga kënga e tyre e parë ‘No More Dreams’ deri te albumet e tyre.
Pas serive të mrekullueshme të albumeve dhe shumë mirë të pritura nga ARMY (emri i fansave që mbështetin BTS), ata vazhduan të bënin muzikë motivuese dhe shpresëdhënëse për publikun.
Edhe
Publikohet “Arirang”, albumi i ri i grupit “BTS”
‘BE’ drita në tunelin e pandemisë
Në mars të viti të kaluar lëvizja u bllokua, u ndalën fluturimet dhe shumë shtete u izoluan tërësisht, edhe pse ishte një kohë e vështirë për të gjithë globin e që u cilësua së diçka e tillë do ndikojë edhe në shëndetin mendor, djemtë nga Koreja Jugore u siguruan që të paktën dëgjuesit e muzikës të gjenin sa do pak ngushëllim në mes vargjeve të këngëve të tyre.
Kështu në fund të muajit nëntor ata publikuan albumin e tyre më të fundit ‘BE’, që në shqip është përkthim i ‘Je/ Të jesh’. Ky album u bë i dyti i lansuar për grupin gjatë vitit 2020, pasi që më 21 shkurt të vitit që lëmë pas ata kishin lansuar albumin “Map of the Soul : 7”, ( Harta e Shpirtit: 7) e pikërisht më 2020 grupi bëri shtatë vite që nga dalja në skenë.
Albumi “i pandemisë”, BE përmban gjithsej shtatë këngë dhe një incizim të bisedës së djelmoshave rreth të rekordit të tyre të ri në atë kohë me këngën “Dynamite”, ku qëndruan dy javë rresht të parët në Billboard.
Kënga ‘Dis-ease’ jep shpirtin e duhur të motivimit për vetën dhe për të mos hequr dorë, e gjitha kjo gjendet në vargjet ku kumbon zëri i vokalistit Jimin; ‘ I lodhur dhe sëmurë , Por nuk dua ta bëjë rrëmujë, sepse jeta vazhdon. Përmes zjarrit, do eci më shumë si vetja ime’
Me ‘Dynamite’ ata përcjellin energjinë dhe shpirtin valltar që të disponon, kjo këngë është mjaftë e veçantë për grupin dhe të arriturat e tyre, përveç të qenurit në Bollboard kjo këngë i qoi ata deri të nominimi i tyre i parë Grammy, e që është hera e parë për dikë nga Koreja Jugore të nominohen për një çmim të tillë. Mesazhi që jep dynamit për vallëzimin dhe ritmin e gjallërues, ishte klikuar më shumë se 100 milion herë brenda 24 orëve kur u publikua në fund të gushtit. Ajo këngë theu rekorde shikueshmërie ndërsa tani pesë muaj pas lancimit numërohen plot 824 milion shikime në Youtub për këtë këngë.
Fjalët më të mëdha që BTS përcolli në kohën e pandemisë ishin në këngën “Life Goes On” ( Jeta Vazhdon).
“Si një jehonë në pyll, Dita do kthehet sikur asgjë nuk ka ndodhur
Po jeta vazhdon
Si një shigjetë në qiellin e kaltër, një ditë tjetër duke fluturuar
Në jastëkun tim, në tavolinë
Po jeta vazhdon përsëri kështu,” këndojnë në refrenin e këngës, por jo vetëm për fjalët shpresëdhënëse por edhe për videon e cila reflekton shume çartë jetën në karantinë, në mbyllje, dhe larg rrethit shoqëror ose kolegial ndërsa në rastin e tyre ata kanë reflektuar ndarjen që patën nga ARMY për ata muaj.
“Ndalo tani por mos u fsheh në fije,
Edhe njëherë drita e ditës do shkëlqejë,” këndojnë BTS në Life Goes On.
K-popi përballë demonëve të tij
Menjëherë pas lansimit të albumit të tyre në shkurt të 2020, bota u mbyll, vendet u izoluan si pasoj e pandemisë Covid-19. Tre reperët e grupit RM, Suga dhe J-hope së bashku me vokalistët Jin, Jimin, V dhe Jungkook kanë thënë se kishin kaluar kohë të vështir madje për një kohë ata kishin vendosur që të mos përmendin fjalën ‘koncert’ në shtëpi, por energjinë e tyre e përdorën për të punuar në albumin ‘BE’.
Sidoqoftë, pandemia nuk i ndali ata nga koncerti pasi që bënë një të tillë për dy ditë rresh pa i pasur ARMY-it aty pranë tyre, por në mënyrë virtuale të qasur. Ata mbajtën një koncert online ku kënduan këngë nga albumi i shkurtit të 2020 ‘Map of the Soul: 7’.

Love Yourself – Duaje Vetën
Dashuria ndaj vetës është diçka rrallë e përmendur, por jo edhe për djemtë e Bangtan Sonyeondan, grupi që nga 2016 ka lansuar tre albume radhë për dashurin ndaj vetës: Love Yourselfe- Her, Love Yourself-Tear, dhe Love Yoursefl- Answer. Që të tre albumet serike tregojnë histori: të bishë në dashuri, pastaj për një ndarje të pashmangshme dhe në fund një epifani për dashurin ndaj vetës.
Albumi i parë nga të tre, Love Yourself 承: Her ( Duaje Vetën: Ajo), ka fokus dashurin për personin tjetër. Hyrja e albumit nis me vokalistin Jimin me këngën Serendipity ku flet si fati bashkon dy njerëz, pjesë e këtij albumi është edhe kënga ‘DNA’ ë cila tashmë numëron mbi 1 miliard klikime në Youtube.
Albumi Love Yourself 轉: Tear (Duaje Vetën: Lot), sheh shkatërrimin e dashurisë së përshkruar tek ‘Ajo’ përmes këngës hyrëse "Singularity" të realizuar nga vokalisti V dhe përmes titullit, "FAKE LOVE".
Mesazhi është i qartë. Një dashuri që bazohet në ndryshimin ose fshehjen e vetvetes suaj të vërtetë nuk mund të jetë kurrë përmbushese dhe në fund të fundit do të copëtohet. Kjo bazohet në temën themelore të serisë Love Yourself: ‘para se të doni vërtet dikë tjetër, së pari duhet të jeni në gjendje të doni veten’.
Deri sa ‘Ajo’ dhe ‘Lot’ pasqyrojnë jetën pa dashuri ndaj vetës, Love Yourself 結: Answer vjen me një zgjidhje. Vokalisti Jin sjell këngën ‘Epiphany’ me një mesazh emocional për dashurin ndaj vetës. Pjesë e këtij albumi është edhe kënga ‘IDOL’ ku grupi këndon “ Ti s’mund të më ndalosh mua që ta dua vetën time”.
Edhe
“Arratisje nga vetmia” - dyqanet mikpritëse që ndihmojnë në luftimin e izolimit
Ky grup këngëtarësh tashmë kanë kaluar një rrugëtim të gjatë deri tani ku edhe janë në kulm të famës së tyre, por edhe ata vetë në herët kishin pasur problem me dashurin ndaj vetës. RM emri i të cilit është Kim Namjoon lideri i grupit, në një këngë solo të tij në fillim të karrierës kishte shkruar se nuk e donte vetën dhe shpresonte që të mos zgjohej në mëngjes, ndërsa i njëjti ka kaluar gjendjen e tij në dashuri ndaj vetës duke reflektuar atë edhe në muzikë. Në koncertin e tyre të parë në Shtetet e Bashkuar ai në fund ju flet ARMY-it duke thënë :
“Nuk ishte asnjëherë me qëllim, por ndihem sikur po ju përdor juve për të dashur vetën tim. Kështu që dua të them vetëm një gjë, ju lutem. Ju lutem më përdorni mua, ju lutem përdorni BTS që të doni vetën tuaj. Sepse ju më ndihmuat mua që të mësoj ta dua vetën time çdo ditë,” ka thënë ai mes lotësh.