Pop grupi korean BTS të premten ka lëshuar albumin e ri, të cilën e përshkruajtën si “mesazh të shpresës”.
Grupi mbajti një konferencë në distancë sociale në Seoul për të lansuar “BE”, albumin e tyre të dytë këtë vit, transmeton KOHA. Ai përfshinë hitin e tyre në anglisht “Dynamite”, që ishte në këngët më të dëgjuara i një grupi muzikor korean.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrupi që përbëhet nga këngëtarët J-Hope, RM, Suga, Jungkook, V, Jin, Jimin, thanë se donin që të dërgonin “një mesazh shprese” se jeta vazhdon pavarësisht vështirësive gjatë pandemisë, shkruan AP.
Grupi që debutoi në vitin 2013, arriti të bëhej grupi më i madh në botë, duke mbushur stadiume në vende të ndryshme, teksa u bënë edhe pjesë e një video-mesazhi të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
BTS është i njohur për komunikimin aktiv me adhuruesit, të njohur si “ARMY”. Ata kanë mbi 30.8 milionë ndjekës në Tëitter.